Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov, kundërshtar i rreptë i çdo
politike të qeverisë, nuk ka preferuar që të “gricet” në një urim për ndërrimin
e viteve.

Duke vizituar kazermën “Cede Filipovski-Dame” në
Kërçovë në ditën e parë të vitit 2019, Ivanov tha se pret që viti 2019 të jetë
i suksesshëm për ushtrinë maqedonase dhe Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s.

“Ne
presim që ky vit të jetë i suksesshëm për ushtrinë, domethënë që ushtria
maqedonase të marrë atë që i përket, së fundi të bëhet anëtare e NATO-s”, tha
Ivanov.

Kreu i shtetit maqedonas që vijon të jetë një “mbetje” e
VMRO-së me pushtet, ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen për emrin e ri, të cilën
Perëndimi e ka mbështetur fuqishëm. Ivanov do jetë president deri në mars, kur
dhe i mbarron mandati.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re