Skip to content

Ivica Daçiç: Republika Srbska, është më e rëndësishme për Serbinë se sa Kosova

dacic ivica

Ivica Daçiç, një ndër njerëzit me të angazhuar në politikën serbe kundër pavarësisë së Kosovës, ka treguar se jo Kosova, por Republika Srpska është e një rëndësie nr.1 për Serbinë.

“Për ne, çështja e Republikës së popullit serb në Bosnje, është çështje e rëndësisë kombëtare n.1. Ne besojmë se kjo është një çështje shumë e rëndësishme kombëtare, edhe më e rëndësishme sesa çështje të tjera që vazhdimisht cilësohen si ‘zemra e Serbisë’, shpirti i saj, baza e Serbisë qiellore”, ka thënë Daçiç gjatë një vizite në Banja Luka.

Dhe është e njohur se serbët e Kosovës, apo në një kuptim vetë Kosova, përshkruhen si “zemra e Serbisë”.