Pasi Izet Haxhia propozoi për martesë të dashurën e tij nga kafazi i hekurt, ku doli për të kërkuar sërish hapjen e dosjes së shekullit, vjen përgjigja e vajzës.

Përmes një postimi në faqen e Haxhias, të cilën e menaxhon edhe e dashura e tij, Franca i ka kthyer përgjigje dashurisë së saj, ndërsa publikisht i ka thënë po.

REAGIMI I TË DASHURËS SË HAXHISËSot , jemi vetem une e ti!Dhe dashuria!Princi im i kalter, plot histori dhe aventura te panumerta, me dallge e tallaze qe do kishin shembur edhe nje mal… por jo ty, kurrsesi!Sot, me bere nje pyetje publikisht..( ne fakt, ishim grindur pak si kokeforte gjaknxehte qe jemi te dy😀) Dhe ja pergjigjia ime, i cmenduri im i mençur,prej mjalti e prej hekuri:

Ne emer te pasionit: PO!

Ne emer te gjakut qe me rremben aq vrrullshem kur jam me ty:PO!

Ne emer te embelsise qe ti me mbeshtjell cdo dite: PO!

Ne emer te miqesise, si miku im me besnik: PO!

Ne emer te dashurise tone te shenjte: PO!

Ne emer te te gjitha dashurive:PO!

NE emer te lumturise: PO!

Ne emer te se drejtes per te jetuar nje perralle, si kjo e jona: PO!

Ne emer te jetes qe eshte tani, as dje, e as neser: PO!

Ne emer te arsyes magjike : PO!

Ne emer te vuajtjeve e sakrificave tona: PO!

Ne emer te muzikes qe kemi qare e qeshur aq here: PO!

Ne emer te beses se dhéne: PO!

Ne emer te lirise te shpirtrave tane: PO!

Miliona Po….Miliona arsye per te te thene PO…!Do martohem me ty!Kudo e sido qofte!Ta jap besen e shpirtit e te gjakut!

Te dua me shume se dje e shume me pak se neser, Izet Haxhia!Me ty, deri ne fund… per nje fillim te pafund lumturie!Kokashta jote!(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re