TIRANE– Ndonëse ai ndodhet në qeli, kjo nuk e ka penguar Izet Haxhian që t’i dedikojë fjalë dashurie partneres së tij. Përmes një letre të publikuar në “Facebook’ nga avokati i Haxhias, Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit, i ka propozuar për martesë të dashurës së tij.

Haxhia nga burgu 302 i premton të dashurës së tij se do të martohen bashkë. Ai u ekstradua pak dite më parë nga Turqia, ndërsa do përballet me drejtësinë shqiptare.

Letra:Avokati i Izet Haxhise, percjell nje leter nga z. Haxhia, me deshiren e ketij Te fundit, per ta bere publike:“Miq te dashur, ju falenderoj secilin prej jush per perkrahjen. Une do luftoj deri ne fund me Te Vertetat e mia, pa zhgenjyer asnjerin prej jush.Mesazhin kryesor e kam per dashurine e jetes time, shpresoj Te me mirekuptoni…– Dashuria ime! Shpirti im! Jeta ime! Ne kete qeli ku banoj dhe dielli nuk hyn kurre, ti je dielli im, drita ime qe me ndricon shpirtin! Ne kete qeli pa ajer, ti je oksigjeni im, fryma ime!Nuk ka minute te dites apo Te nates, qe nuk mendoj per ty, qe nuk flas me ty, Te them papushim se sa shume te dua, se sa jetike Te kam, sa te shtrenjte!Te kam thene me mijera here qe Ti je dashuria ime e jetes, e para dhe e fundit! Nuk ka fjale po Te marresh Te gjithe fjaloret e gjuheve qe ka bota, qe Te pershkruaj dashurine qe ndjej per ty, cdo fjale me duket e varfer.Thone qe burrat Nuk qajne… Qajne e cfare Te qare. Por lotet qe derdh per ty, Nuk jane lote dobesie, Por lote dashurie dhe malli! Ah, ky malli per ty, qenka gjeja me e veshtire qe duhet te perballoj! Me ka marre malli tmerrsisht shume per cdo gje tenden, edhe per momentet kur me beje hetuesine, dhe une Te pergjigjesha si nje i pandehur i bindur😀..Dy javet ne burgjet e Turqise, kane qene jàvet me Te tmerrshme te jetes time, sepse nuk me linin Te flisja me ty, Te degjoja zerin tend, zerin e jetes..Por u gezova kur mesova qe ti ishe bere e forte, qe kishe mbajtur fjalen qe me dhe ate dite kur u dorezova: qe do beheshe e forte dhe do sheroheshe.. Kush Te ka mbeshtetur dhe respektuar ty ne keto kohe e ne vijim, me mbeshtet dhe respekton Edhe mua! Sepse ne jemi Nje!!!E di qe e ke dhe do t a kesh shume Te veshtire! Por do ta fitojme edhe kete beteje!Ti je Heroina ime e pamposhtur!Ti je Dashuria ime e perjetshme!Te kam dashur gjithe jeten vetem ty, do Te Te dua deri ne frymen e fundit! Jam i joti pergjithmone! Edhe 1 milion here Te vija ne jete, 1 milion here do Te Te doja vetem ty!Dhe mos harro: DO MARTOHEMI BASHKE, kudo qe te ndodhemi !Te dua pafund bebi im, magjia ime, mrekullia ime, Dashuria ime e Paster dhe Hyjnore!Te puth fort me mall, kokekashta ime e bukur!M i pershendet Te gjite miqte e mi!Izet Haxhia,Burgu 302,Tirane,Shqiperi.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re