TURQI– Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia ka konfirmuar për ‘News24’ se është vetëdorzuar në policinë turke me qëllim ekstradimin në Shqipëri, pasi akuzohet për vrasjen e ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari. Përmes një lidhje telefonike për ‘News24’ Haxhia tha se ishte në polici, ku autoritetet atje po flisnin me Ankaranë, pasi ai nuk rezultonte në lisën e të kërkuarve.

“Jam në polici tani, po flasin me Ankaranë këta këtu se nuk dal në listën e të kërkuarve, unë ju them që dua të kthehem në Atdhe se jam në kërkim nga Interpoli”, tha Haxhia. Më herët ish-truproja i Berishës bëri të ditur përmes ‘Facebook’-ut se ishte vetëdorëzuar në polici.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg lidhur me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998-ën, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar asnjëherë. Ndërkohë ekstradimi drejt Shqipërisë u vendos nga gjykata turke pak muaj më parë.(ed.me/)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re