Numri i të vdekurve nga tërmeti në Detin Egje, i cili goditi Turqinë dhe ishullin grek të Samos në fund të javës së kaluar, u rrit në 116, ndërsa ekipet e shpëtimit në qytetin turk të Izmirit janë përqendruar sot në pastrimin e dy ndërtesave të fundit të shkatërruara.

Një tërmet i fortë që goditi zonën afër Seferihisar, Izmir, të premten, 30 tetor, u pasua nga 1.621 tërmete, 44 prej të cilëve ishin më të fortë se katër gradë në shkallën Rihter.

Vajza e shpëtuar pas 91 orësh

Një deklaratë e AFAD tha se më shumë se 1,000 njerëz u plagosën, nga të cilët 898 u lëshuan për trajtim në shtëpi, ndërsa 137 janë ende në spital.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum tha të hënën se numri i ndërtesave të dëmtuara dhe shkatërruara në mënyrë të konsiderueshme ishte 58.

Deri më tani, më shumë se 105 njerëz janë shpëtuar, përfshirë Elif Perincek, 3 vjeçe, e cila u nxorr nga rrënojat pas 65 orësh, si dhe Ayda Gezgin, 4 vjeçe, e cila ishte nën rrënoja për 91 orë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re