Elif Perincek u tërhoq nga rrënojat gati 65 orë pas tërmetit në rrethin Bayrakli në provincën perëndimore të Izmirit. Elif është personi i 106-të që shpëtohet nga rrënojat dhe u dërgua në spital.

Në një postim në Twitter, Mehmet Gulluoglu, drejtori i Drejtorisë së Situatave të Emergjencës të Ministrisë së Brendshme Turke (AFAD), shprehu kënaqësinë për shpëtimin e vajzës.

Rreth 23 orë pas tërmetit, nëna e Elifit, Seher Dereli Perincek, binjakët 10-vjeçarë Ezel dhe Elzem, si dhe Umut 7 vjeç u nxorrën nga rrënojat. Por ky i fundit, Umut, ndërroi jetë ndërsa nëna, vajza dhe binjakët janë ende në trajtim.

Turqia është ndër zonat më aktive në botë, pasi ndodhet në disa

Më parë, Gulluoglu informoi publikun se një vajzë 14-vjeçare ishte shpëtuar nga rrënojat pas 58 orësh nën to. Pasi iu ofrua ndihmën e parë, Idil Sirin u transferua në një spital lokal.

AFAD njoftoi të hënën se 79 njerëz janë shuar nga tërmeti në Izmir.

Tërmet fatal u pasua nga 1,120 tërmete, 43 prej të cilëve ishin më të fortë se katër gradë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re