Neptün Soyer, gruaja e kryebashkiakut të Izmirit Tunc Soyer, shkaktoi një skandal këto ditë pasi publikoi karikaturat fyese ndaj Profetit Muhamed të famëkeqes Charlie Hebdo.

E bëri këtë në profilin e saj në Instagram, në kulmin e tensionit mes Turqisë, si dhe botës islame e Francës, për ato karikatura.

Nga partia në pushtet, ajo e Erdoganit, u reagua ashpër.

“Fakti që ju botoni ata që fyejnë Profetin tonë tregon se sa larg jeni nga vlerat tona. Si mundet që gruaja e kryetarit të një qyteti që ka qenë musliman për një mijë vjet, ju nuk keni pikë përgjegjësie për atë që bëni”, shkroi Hamza Dağ, një anëtar i AKP-së.

Përballë reagimeve të shumta në mediat sociale, Neptün Soyer fshiu karikaturat e diskutueshme nga profili i saj.

Kujtojmë se kryetari i bashkisë së Izmirit, Tunc Soyer, është anëtar i Partisë Popullore Republikane laike (CHP) të themeluar nga Kemal Ataturk.

Vetë Izmiri si qytet, është një bastion kemalist. Dhe kjo u reflektua më së miri në këtë rast, kur gruaja e kryebashkiakut publikon karikaturat duke qenë mes muslianësh, fetarisht ose tradicionalisht.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re