Gazment Bardhi ka reaguar pas ashpërsimit të masës së sigurisë ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie.

Bardhi përmes një reagimi u shpreh se abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi dhe se drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

Lexo edhe :Related Posts

Sipas tij një deputeti nuk mund t’i pezullohet ushtrimi i funksionit, që “de facto” arrihet nëse atij i ndalohet komunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politike qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Teksa masën ndaj Berishës e quan si përndjekje politike, Bardhi thotë se kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend anëtar në NATO dhe kandidat për në Bashkimin Europian.

“Tejkalimi i nevojës, veprimeve të arsyeshme dhe abuzimi me masat shtrënguese kthehet vetvetiu në padrejtësi. Opozita vërtetë nuk ka betejë me drejtësinë, por e kundërta e kësaj duhet të jetë edhe më e zëshme: drejtësia nuk mund të ketë betejë, përtej asaj që dikton ligji, me opozitën.

E në këtë drejtim, një deputeti nuk mund ti pezullohet ushtrimi i funksionit, që defacto arrihet nëse atij i ndalohet kumunikimi dhe përmbushja e veprimtarisë politik qoftë edhe në kushte izolimi, sepse këtë nuk e lejon shprehimisht ligji.

Abuzimi me ligjin në këtë rast, duke izoluar Sali Berishën në kushte që nuk aplikohen as për të burgosurit, është qartazi i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe një tejkalim që lë shijen e përndjekjes politike ndaj opozitës.

Përndjekja politike ndaj opozitës do ta rradhiste Shqipërinë krah Rusisë, dhe jo krah vendeve të NATO-s apo BE-së. Në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, cilido mund të hetohet dhe nëse rezulton i fajshëm të dënohet.

Por në një vend anëtar të NATO-s, në një vend kandidat për anëtar të BE-së, askush nuk mund të përndiqet politikisht, askush nuk duhet të trajtohet përtej standarteve që lejon ligji dhe janë të nevojshme në një shoqëri me drejtësi dhe barazi. Abuzimi, tejkalimi dhe mungesa e arsyes janë gjithmonë PADREJTËSI!”, shkruan Bardhi./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re