Skip to content

Izolimi i fundjavës/ Sot është dita e pensionistëve, të lirë të lëvizin deri në 11:00

Teksa izolimi i fundjaves tashmë ka nisur, sërish këtë të shtunë pensionistët kanë të drejten e liridaljes.

Ashtu si javën që kaloi, edhe ditën e sotme deri në orën 11:00, ata janë të lirë që shëtisin nëpër qytet, por sigurisht që ka edhe kushte,

Pensionistët nuk mund të grumbullohen, mund të jenë vetëm dy persona dhe vetëm në lëvizje.

Ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e popullsisë duhet të qëndrojë në shtëpi, pasi asgjë nuk është e hapuar, as dyqane dhe as farmaci.