Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në emisionin Log. te Panorama TV ka komentuar temën e ditës “Covid-19, debate në SHBA: Censura, Vaksina, Origjina” ku tha se detyra që ka pasur shkenca gjatë pandemisë ishte ecuria bazuar mbi të dhënat dhe ndikimi që kishte tek qytetarët.

Alimehmeti tha shkenca nuk mund të censuronte të dhënat që vijnë nga mjekët për pandeminë, pasi në të kundër bllokon ecurinë që lidhen me të ‘panjohurën’.

Sakaq shtoi se izolimi i nxënësve gjatë periudhës së covid dhe mbyllja e shkollave për një kohë të gjatë do të shkaktojë në të ardhmen dhjetëra vite të humbura për ta.

“Detyra e shkencës është që në dinamikë me evidencën ndryshon informacioni, kur janë dhënë mendime kemi një qëndrim në kushtet e mosnjohjes. Edhe në Izrael që ishte vendi më i vaksinuar ka të infektuar, pra ky është problematika këtu. Të kesh evidencën dhe të veprosh kundër është jo profesionale.  Shkenca ecën përmes pyetjeve dhe diskutimeve për të kuptuar kush është e vërteta, nëse jo ne po bëjmë censurë. Nuk mund të censurosh kur të dhënat flasin, shkenca duhet të evoluojë. Ajo censurë mininimalisht të bllokon evidencën dhe pritshmërinë nga popullata, pacientët. Ta censurosh do të thotë ta çosh në këto problematika. Mungesa e arsimimit do shkaktojë në të ardhmen për të cilën nuk shqetësohet njeri, dhjetra e qindra vite të humbura”, tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re