Përveç qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë dokumente të rregullta qëndrimi, si dhe atyre që fitojnë të drejtën e punësimit sezonal, të tjerët që duan të udhëtojnë në shtetin helen, duhet të presin ende, të paktën deri më 1 gusht.

Pas izolimit, Greqia e shtyrë sërish afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë.

Deri në 31 korrik, në territorin grek, nuk do të lejohen të hyjnë turistë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Turqia etj. Vendimi është marrë pas  rritjes drastike të rasteve me Covid-19 në këto vende, si dhe bazuar në rekomandimet e vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Nga dita e djeshme, kufijtë grekë janë hapur përveç qytetarëve të BE-së, edhe për shtetasit britanikë, charterat me të cilët mbëritën në zonat turistike, duke i dhenë një frymëmarrje turizmit në vend.

Greqia ka marrë të njëjtin vendim edhe përlëvizjen e bullgarëve, ndonëse këta të fundit janë pjesë e BE-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re