Rregullat e vëna nga autoritetet për lëvizjen në kushtet e karantinës kanë vënë në vështirësi mjaft qytetarë në Durrës.

 

Shqetësimi më i madh është ndërprerja e  aktvitetit ekonomik, gjë që  ndikon drejtpërdrejt në përditshmërinë e tyre. Qytetaret ankohen se premtimet për furnizime me ushiqime nuk po mbahen.

 

 

Në lagjen nr 8 të qytetit bregdetar shumë banorë jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Ky fakt evidentohet më së miri në këtë dyqan të vogël ushqimesh, pronari i të cilit shprehet se shumica e klientëve po blejnë me listë.

 

 

Rregullat e karantinës detyrojnë pensionistët të mos dalin nga shtëpia për të blerë ushqime. Pjesa më e madhe e te moshuareve që banojnë në këtë lagje thonë se askush nuk ka ardhur  për ti ndihmuar dhe ata nuk janë në gjendje për të dalë vetë.

 

 

Ndihmat në ushqime po shpërndahen nga një grup emergjence i ngritur në prefekturë. Kërkesat janë mjaft të larta aktualisht dhe shumë familje presin cdo dite ushqime ne shtepite e tyre.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re