Skip to content

Izolohen flakët në zonën e Qafë-Thanës, nis hetimi për zjarrvënësit

zjarr 8

Izolohet zjarri i evidentuar pak më parë në zonën e Qafë Thanës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka nisur si pasojë e djegies të disa gomave në zonë çka më pas ka filluar të depërtojë në një sipërfaqe më të madhe.

Fatmirësisht zjarri u izolua nga forcat zjarrfikëse ndërsa po punohet për identifikimin e personave që ishin shkaktarë të zjarrit.