Kryeministri britanik Boris Johnson është vetë-izoluar, pasi ka rënë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për Covid-19, tha të dielën një zëdhënës i Downing Street.

“Kryeministri është njoftuar sot nga NHS se atij i kërkohet të izolohet, si një rast kontakti i dikujt që ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Johnson është mirë dhe nuk ka ndonjë simptomë të Covid-19,” tha zëdhënësi.

Johnson u takua me një grup të vogël deputetësh të enjten në mëngjes, duke përfshirë Lee Anderson.  Është pikërisht Anderson, i cili pasi pati simptomat e Covid-19, rezultoi pozitiv pas testimit.

Kujtojmë se Boris Johnson është infektuar gjatë valës së parë të pandemisë, ku gjendja e tij u përkeqësua dhe pas shtrimit dhe kujdesit intensive ai arriti ta mposhte virusin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re