Një grua rreth moshës 50-vjeç është nisur drejt QSUT për egzaminime pasi dyhsohet se është e infektuar me coronavirus. Top-Channel shkruan se 50-vjeçarja me inicialet M.V nga Urza e Lushnjes është paraqitur fillimisht në spitalin e Lushnjes me simptoma të vështirësive në frymëmarrje, temperaturë e lartë dhe dhimbje artikulacionesh.

Pas egzaminimeve të bëra në spitalin e Lushnjes është mbajtur në karantinë dhe pas një ore është nisur drejt QSUT-së në Tiranë. 50- vjeçarja kishte dy ditë që ishte kthyer nga Padova, Itali dhe dyshimet paraprake tregojnë se ajo mund të jetë prekur nga Koronavirus.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re