Lodigiano, 50 mijë banore, qyeteza e boshatisur: shkolla të mbyllura, zyra publike dhe bare. Ndalen edhe Karnavalet. Farmacite nuk kane me maska.

Qytetarët e Codogno, Casalpusterlengo dhe Castiglione ftohen të qëndrojne në shtëpi

Mediat italiane raportojne se përveç gjashtë personave qe u zbuluan diten e djeshme, janë gjithashtu pesë mjekë (njëri prej të cilëve është mjek kryesor) dhe tre pacientë nga spitali Codogno percjell shqiptari.net

Pas 38 vjeçarit italian qe u kthye nga Kina dhe bashkëshortes së tij shtatzënë të cillët rezultuan pozitiv, 3 miq të ngushtë si dhe 11 persona të tjerë pas ekzaminimit mjekësor janë të infektuar nga ky virus. Dy prej tyre janë një çift i moshuar nga Vo Euganeo në Veneto e gjëndja shëndetësore e njërit prej tyre  është mjaft kritike.

Gjithashtu u kanë kërkuar banorëve të komunave të evitojnë kontaktet sociale e kush shfaq shenja gripi të kontaktojë menjëherë me strukturat mjekësore.

Komunat ku janë mbyllur shkollat e institucionet publike janë Codogno në Lombardi. Me një urdhër lëshuar nga kryetari i bashkisë së kësaj komune deri ditën e dielë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat, palestrat, e zyrat e administratës publike, diskoteka, salla lojërash etj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re