Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka adersuar të gjitha shqetësimet e qytetarëve lidhur me paranë në një kohë kur për të paktën tri ditë qyteti do të izolohet.
Në një lidhje ‘live’ në emisionin “Opinion”, Sejko tha se deri më tani nuk ka vend për panik pasi të gjitha ATM-të janë furnizuar me para, mjaftueshëm për të përballuar situatën.
“Nuk ka nevojë për dezinfektim “cash-i”. 20 mijë lekë në ATM? Nuk kanë udhër nga ne, bankat kanë limitet e tyre për tërheqjen e ‘cashit’ nga automati. Ne mund të ndërhyjmë por nuk e shohim të nevojshme. Është çështje e limitit të bankave. Ne do marrim masa, të gjitha bankat e nivelit të dytë do të furnizohen me para dhe u kemi kërkuar që të mbushin automatet. Nëse nuk gjejnë mos të krijojnë panik por të shkojnë tek ATM-ja tjetër,”-tha Sejko.
Është rënduar bilanci me Covid-19 në Shqipëri, ku numri i të prekurve ka shkuar në 23. Një prej të prekurve, ndërroi jetë dje në Spitalin e Durrësit. Ndërkohë që vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, dhe Lushnje. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, me ndërprerjen e transportit dhe të punës. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve është që qytetarët të qendrojnë brenda.