Skip to content

Izolohet zjarri mes plehrave në Vlorë/ Ekspertët po bëjnë matje për të vlerësuar ndotjen e ajrit

Situata në vend grumbullimin e mbeturinave në Vlorë  sot duket më e qetë.

 

Por për shkak të erës, ka ende vatra aktive zjarri të cilat mbeten potencial rreziku për përkeqësimin e situatës.

 

Prej  5 ditësh forcat zjarrëfikëse po punojnë me mjete të ndryshme për të shuar totalisht flakët, të cilat vazhdojnë të djegin mbetjet që çlirojnë shtëllunga të madha tymi toksik  në qytet.

 

Sot në landfill mbërriti edhe një ekip për monitorimin e ajrit për të vlerësuar  nivelin e ndotjes deri më tani.