Skip to content

Izolohet zjarri në Nikolicë të Devollit

Izolohen në përqindje të madhe flakët në zonën e Nikolicës në Bashkinë e Devollit.

 

Një gjë të tillë e ka bërë me dije kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, i cili tha  se pas një une  punës intensive nga ana e më shumë se 80 forcave të cilët kanë luftuar më flakët prej ditësh tashmë,situate pothuajse është vënë nën kontroll dhe zjarri po mbahen të izoluar për të mos pasur vatra të tjera.

 

Në terren prej ditësh janë duke punuar forca të shumta, teksa e pjesë e ketyre forcave janë në terren në gadishmer.

 

Si rezultat i flakëve, mund të thuhet se paraprakisht mendohet të jenë përfshirë më shumë se 50 ha, mes të cileve 20 hektare me pisha në zonën e mbrojtur të Nikolicës ndersa pjesa tjetër është kulotë dhe bimësi e ulët i fshatrave Floq e Kamenicë.

 

Sipas asaj qe bëjnë të ditur  specialistët e fushës zjarri ishte i qëllimshëm, në një zonë si kjo ku lëvizjet e njerëzve janë shumë të pakta.

 

Policia po heton për rastin por deri tani nuk ka asnjë komunikatë zyrtare.

 

Më herët, në pyjet e fshatrave Nikolicë dhe Arrëz, ka pasur edhe raste të tjera të zjarrvënies,në të gjitha rastet zjaret kanë qënë të qellimshëm,por në asnjë rast policia nuk ka shkuar tek autorët.