Skip to content

Izrael, arkeologët zbulojnë një xhami 1200 vjeçare

Screenshot 43 2

Një grup arkeologësh nga Izraeli kanë nxjerrë në dritë rrënojat e një xhamie të ndërtuar mëse 1200 vite më parë, duke e bërë objektin një ndër xhamitë më të vjetra, të njohura në botë.

Xhamia, e cila besohet se i përket shekullit të 7-të, u zbulua teksa po kryheshin gërmime përpara se të niste puna për të ndërtuar një lagje të re në qytetin e Rahat (zona jugore e Izraelit).

“Ajo që është unike në këtë xhami, është larmia e qeramikave të shekullit të 7-të në këtë zonë, duke e bërë kësisoj godinën një ndër xhamitë më të vjetra në botë”shpjegoi Doktor Elena Kogn-Zehavi, një prej autoriteteve të Institutit të Antikitetit.

Screenshot 47 1

Xhamia u zbulua disa kilometra larg një tjetër xhamie të vjetër (e zbuluar në vitin 2019). Sipas arkeologëve, zbulimi i fundit ka rëndësi madhore, jo vetëm për vjetërsinë e xhamisë, por edhe për faktin se hedh dritë, sesi islami u përhap në fundin e epokës bizantine.

Hollet e faljes janë identifikuar në xhami falë elementëve të tyre strukturalë dhe faktit se një prej mureve ‘sheh’ në drejtim të Mekës. Dr. Kogan-Zehavi shpjegoi për median në Izrael, se fatmirësisht janë gjetur një sërë qeramikash. Këto të fundit i përkasin shekullit të shtatë dhe të tetë. Ajo tregoi se tashmë studiuesit munden të krijojnë një peisazh të qartë të tranzicionit nga krishtërimi bizantin në islam.

Screenshot 45 3

“Islami erdhi shumë shumë herët në veri të Negev-it dhe nisi të jetojë përkah zonave kristiane”-tha më tutje arkeologia.

Veç xhamisë, arkeologët zbuluan dhe një shtëpi- fermë të epokës bizantine, që nga dukja i ngjante një godine kristiane. Në kodrën ngjitur ku u zbulua xhamia e ferma në fjalë, ndodhej një tjetër ndërtesë, e krijuar me gjasë disa qindra vite më vonë (shek.7-9). Godina, e ndërtuar nga muslimanë, kishte disa dhoma në radhë, të cilat lidheshin me një oborr të hapur.

“Të gjitha pyetjet i gjen e shikon atje në zonën arkeologjike. Është detyra jonë tashmë, që të krijojmë mozaikun e të kuptojmë se çfarë ka ndodhur”-shpjegoi më tutje Zehavi.