Pas vrasjes së dy arabëve nga policia izraelite një ditë më parë, një grevë e përgjithshme u organizua sot në qytetin arab të Izraelit, Tamra.

Dëshmitarët okularë për AA theksuan se të gjitha dyqanet dhe tregjet në qytet u mbyllën midis një gjendje zemërimi për vrasjet.

Policia izraelite tha se dy arabët u qëlluan për vdekje derisa konfrontoheshin me të dyshuar të armatosur.

“Policët vunë re katër të dyshuar duke qëlluar në një shtëpi në qytet dhe kur ata u përpoqën t’i arrestonin ata, u hap zjarr në drejtim të policëve”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Raportet në media më vonë theksuan se një nga të vdekurit nuk ishte i përfshirë në incident.

Rrjeti i Korporatës së Transmetimit Izraelit tha se Ahmed Hijazi, një student universiteti, u vra gabimisht.

Që nga fillimi i vitit, rreth 16 arabë në Izrael u vranë nga persona të panjohur të armatosur mes akuzave nga qytetarët arabë ndaj autoriteteve izraelite për mos adresimin e vrasjeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re