Gruaja e ligjvënësit të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, Ayala, mori pjesë në një takim të grave të partnerëve të mundshëm të koalicionit duke qenë e armatosur.

Gratë mbërritën në një mbledhje të mbajtur nga Sarah, gruaja e Benjamin Netanyahut, në hotelin Ëaldorf Astoria të Jerusalemit.

Ayala u fotografua në event pranë saj, me një armë të dukshme pas saj.

Ayala më vonë shkoi në Tëitter për të mbrojtur vendimin e saj për të marrë pjesë në ngjarje ndërsa ishte e armatosur.

“Unë jetoj në Hebron, jam nënë e gjashtë fëmijëve të ëmbël dhe udhëtoj në rrugë plot tmerr”, ka shkruar ajo.

“Jam e martuar me burrin tim, i cili është njeriu më i rrezikshëm në vend, dhe po, mbaj një armë. Bëni paqe me të.”

Bashkëshorti i saj, Ben-Gvir, kandidon për postin e ministrit të Sigurisë Publike në qeverinë e re izraelite.

Politikani më ekstrem izraelit

Orly Noy, kreu i Qendrës së Informacionit të Izraelit për të Drejtat e Njeriut në Territoret e Pushtuara Palestineze (B’Tselem), paralajmëroi kundër kërcënimeve të liderit të partisë Fuqia Hebraike Itamar Ben Gvir për të dëbuar palestinezët, duke thënë se trajtimi i lehtë i deklaratave të tilla do të ishte një gabim serioz politik dhe moral.

Ben Gvir premtoi në një intervistë me radiostacionin ushtarak izraelit Galei Tzahal, se nëse do ishte anëtar i qeverisë së ardhshme, do të punojë për të futur një ligj që do të heqë shtetësinë dhe do të dëbojë “këdo që punon kundër Izraelit”.

Për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, Ben Gvir njoftoi se do të krijonte një ministri qeveritare që do të inkurajonte “emigrimin e qytetarëve palestinezë nga Izraeli”.

Biografia e Ben Gvir konfirmon qartë se sa lehtësisht pikëpamjet më të dhunshme politike kalojnë një proces pastrimi dhe më pas dalin si pjesë legjitime e diskursit publik.

Ai ishte koordinatori i të rinjve për organizatën “ekstremiste” të Meir Kahane, lëvizjen Kach, e cila u shpall organizatë terroriste nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe e ndaluar në Izrael.

Ai u dënua gjithashtu për mbështetje të një organizate “terroriste” dhe tani do të jetë anëtar i qeverisë izraelite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re