Qeveria izraelite miratoi nisjen e një hetimi për aferën për blerjen e nëndetëseve dhe anijeve luftarake nga Gjermania, një rast që përfshin ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Skandali i korrupsionit përfshin një konflikt të mundshëm interesi dhe një ryshfet me vlerë dy milionë dollarë, për blerjen e anijeve detare nga një kompani gjermane.

Ish-kryeministri Netanyahu është marrë në pyetje, por ai nuk dyshohet për skandalin, i cili quhet “Rasti 3000” në Izrael, raporton AP.

Qeveria miratoi nisjen e një hetimi për rastin me votim dhe kryeministri Naftali Bennett abstenoi.

Ministri izraelit i Shëndetësisë Nitzan Horowitz tha se hetimi i qeverisë ishte “një hap kyç në luftën kundër korrupsionit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re