Skip to content

Izrael: policia merr zvarrë hebrenjtë ultraortodoksë

 

Policia izraelite u përlesh me protestues  ultraortodoksë të mbledhur në Bnei Brak pranë Tel Avivit, të cilët reaguan ndaj arrestimit të një të riu që refuzoi të shërbejë në ushtrinë izraelite.

Ata u mblodhën dhe duke u ulur në rrugë në një moment bllokuan trafikun në një nga rrugët kryesore në atë zonë.

Protestuesit lëshuan slogane kundër shërbimit ushtarak gjatë protestës dhe policia ndërhyri me forcë duke u përpjekur të shpërndante turmat.

Thuhet se, pas ndërhyrjes së policisë, pati më shumë lëndime.

Policia tha se 13 protestues u arrestuan për rrezikimin e rendit shoqëror dhe bllokimin e rrugëve.