Izraeli ka arrestuar 19 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, bëhet e ditur se forcat e ushtrisë izraelite bastisën në mëngjes vende të ndryshme në Bregun Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë arrestuan 19 persona si rezultat i bastisjeve, dhe 14 prej tyre ishin nga kampi i refugjatëve Qalandiya, në veri të Kudsit, ku edhe një palestinez vdiq sot në mëngjes.

Ushtarët izraelitë qëlluan dhe vranë 41-vjeçarin palestinez, Samir Awni Harbi Aslan, i cili po përpiqej të parandalonte arrestimin e djalit të tij në kampin e refugjatëve Qalandiya në mëngjes.

Forcat izraelite, të cilat kryejnë bastisje të shpeshta në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor, po arrestojnë palestinezë me akuza të ndryshme. Herë pas here ndodhin incidente mes banorëve palestinezë të cilët reagojnë ndaj bastisjeve dhe ushtarëve izraelitë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re