Skip to content

Izraeli arreston 20 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite arrestuan 20 palestinezë gjatë bastisjeve të mbrëmshme në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në një deklaratë, Shoqata Palestineze e të Burgosurve tha se fushata e arrestimit kishte në shënjestër qytetet Nablus, Kalkilia, Bethlehem, Hebron dhe Kudsin Lindor.

Dëshmitarët thanë se dy palestinezë u arrestuan nga forcat izraelite në qytetin Nablus në veri të Bregut Perëndimor.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e ndjekjes të palestinezëve të “kërkuar”.

OJQ-të palestineze vlerësojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth 4.650 të burgosur palestinezë, duke përfshirë të paktën 160 të mitur dhe 30 të burgosura femra.

Burimi: AA