Ushtria izraelite arrestoi 3 udhëheqës të lartë të Hamasit në qytetin El-Khalil (Hebron), në jug të Bregut Perëndimor nën okupim.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se një ushtar izraelit arrestoi Hatem Qaffeisha, 58 vjeç, një udhëheqës i lartë i Hamasit dhe deputet palestinez në El-Khalil.

Ish-ministri i Qeverisjes Lokale Isa Al-Jabari, 55 vjeç dhe figura e lartë e Hamasit Mazen al-Natsha, 49, gjithashtu u arrestuan.

Të tre figurat janë burgosur disa herë nga ushtria izraelite.

Hamasi, i cili qeveris me Rripin e Gazës, ka paralajmëruar se Izraeli planifikon të organizojë një fushatë masive të arrestimit kundër grupit të rezistencës përpara zgjedhjeve palestineze në maj.

Në shkurt, anëtarët e lartë të Hamasit u arrestuan duke përfshirë Mustafa al-Shannar, Adnan Asfour, Yaser Mansour, Khalid el-Haj, Abdel-Basit el-Haj, Omar al-Hanbali dhe Faze Sawafteh.

Hamasi thotë se autoritetet izraelite, me arrestime të tilla synojnë të prishin zgjedhjet palestineze dhe të ndikojnë në rezultatet e tyre. Hamasi gjithashtu akuzoi autoritetet izraelite për kërcënimin e anëtarëve të saj nga inteligjenca izraelite nëse ata garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Palestinezët do të votojnë në zgjedhjet legjislative më 22 maj, zgjedhjet presidenciale më 31 korrik dhe për Këshillin Kombëtar më 31 gusht.

Zgjedhjet e fundit legjislative u mbajtën në vitin 2006 në të cilat Hamasi fitoi shumicën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re