Ushtria izraelite sot ka arrestuar 31 palestinezë në bastisjet brenda natës në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një njoftim për media tha se shumica e të arrestuarve ishin të mitur.

Ushtria izraelite shpesh herë kryen arrestime në qytete dhe qyteza të Bregut Perëndimor, duke pretenduar të arrestojë palestinezë të kërkuar.

Sipas deklaratave zyrtare palestineze, Izraeli mban rreth 4.500 të burgosur palestinezë, përfshirë 37 gra, 140 të mitura dhe rreth 450 të arrestuar administrativë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re