Ushtria izraelite arrestoi 60 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Kuds.

Organizata joqeveritare e njohur për punën e saj mbi palestinezët në burgjet e Izraelit, Klubi Palestinez i të Burgosurve, tha se shumica e palestinezëve të arrestuar ishin aktivistë dhe udhëheqës të lëvizjes Hamas.

Në deklaratë thuhet se numri i personave të arrestuar arriti në 60, sipas informacionit të siguruar nga dëshmitarët okularë, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe menaxheri i Hamas-it në qytetin e El-Halil, Nayif er-Rajub.

Klubi Palestinez i të Burgosurve dje njoftoi se 1.800 palestinezë u arrestuan nga forcat Izraelite për shkak të rritjes së tensioneve në prill.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Sulmi i Izraelit ndaj besimtarëve në Mesxhidi al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar gjatë Ramazanit dhe planet për t’i dëbuar banorët e lagjes Sheikh Jarrah nga shtëpitë e tyre përshkallëzoi tensionet në rajon.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës të hënën më 10 maj i dhanë afat policisë izraelite të tërhiqej nga Xhamia Al-Aksa dhe lagjja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Mesxhid al-Aksa dhe Sheikh Jerrah, grupet palestineze të rezistencës lëshuan shumë raketa në drejtim të Izraelit.

Pas kësaj, ushtria izraelite njoftoi se ishte nisur një operacion ushtarak i quajtur “Mbrojtësit e Mureve” kundër Rripit të Gazës.

Të paktën 230 persona të cilët 65 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re