Skip to content

Izraeli arreston dy udhëheqës të Hamasit në Bregun Perëndimor

Forcat izraelite kanë arrestuar dy udhëheqës të lartë të Hamasit në bastisjet brenda natës në Bregun Perëndimor të okupuar.

Yasser Mansour dhe Adnan Asfour u arrestuan kur forcat izraelite bastisën shtëpitë e tyre në Nablus në veri të Bregut Perëndimor, thanë burimet për AA.

Hamas, i cili qeveris Rripin e Gazës, më parë ka paralajmëruar për planet e Izraelit për të organizuar një fushatë arrestimi masiv kundër grupit të rezistencës përpara zgjedhjeve palestineze që do të mbahen këtë vit.

Muajin e kaluar, anëtarët e lartë Hamasit Hatem Naji Amr dhe Omar Barghouthi, për AA theksuan se ata ishin kërcënuar nga inteligjenca izraelite me burgim nëse garojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Palestinezët planifikohet të votojnë në zgjedhjet legjislative më 22 maj, ato presidenciale më 31 korrik dhe për Këshillin Kombëtar më 31 gusht.

Zgjedhjet e fundit legjislative u mbajtën në vitin 2006, në të cilat Hamas fitoi shumicën.