Skip to content

Izraeli arreston një zyrtar të Vakëfit Islam të Kudsit

Izraeli 2

Policia izraelite arrestoi sot një zyrtar të Departamentit të Vakëfit Islam në Kudsin Lindor nën okupim, bëjnë të ditur dëshmitarët okularë.

Shejh Najeh Bakirat, zëvendës drejtor i përgjithshëm i Vakëfit të Kudsit në Qytetin e Vjetër të Kudsit, u paraburgos në një burg izraelit, theksuan dëshmitarët.

Asnjë informacion ende nuk është në dispozicion në lidhje me arsyen e arrestimit ndërsa policia izraelite ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

AA