Forcat izraelite kanë arrestuar anëtarin kryesor të Hamas-it, Khaled al-Haxh, në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

“Forcat izraelite bastisën shtëpinë tonë në lagjen Al-Jabriyat dhe arrestuan burrin tim”, tha bashkëshortja e tij, e cila nuk dha emrin e saj.

Shkaku i arrestimit mbetet i paqartë.

Al-Haxh, 55-vjeç, u arrestua disa herë më parë dhe kaloi gjithsej 15 vjet në burgjet e Izraelit.

Sipas burimeve të Hamas-it, Al-Haxh u lirua nga burgu më pak se një vit më parë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re