Izraeli ka sulmuar dy shtëpi në Rripin e Gazës së bllokuar, duke rezultuar në shumë viktima dhe të plagosur.

“Ka dëshmorë dhe të plagosur si pasojë e bombardimeve të Izraelit në dy shtëpi në kampin Jibaliye në veri të Gazës”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza.

Në njoftim nuk jepet asnjë informacion në lidhje me numrin e viktimave dhe të lënduarve.

Dëshmitarët okularë raportuan gjithashtu se ekipet e mbrojtjes civile dhe mjekësore në Gaza i transferuan të vdekurit dhe të plagosurit në spitalet në zonën e bombarduar nga Izraeli.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re