Ushtria izraelite bombardon në mënyrë intensive me avionë luftarakë dhe obusë, pjesën veriore të Gazës nën bllokadë.

Ushtria izraelite e cila bombardon Gazën prej 18 ditësh, në orët e drekës ka filluar sërish sulm intensiv ndaj rajoneve në veri.

Avionët luftarakë kanë kryer shumë sulme në zonat që ndodhen në lagjen Beit Hanoun.

Krahas sulmeve ajrore, rajoni u bombardua edhe nga obusët e ushtrisë izraelite.

Në rajonet pranë kufirit në veri të Gazës u ngrit tym për shkak të sulmeve.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re