Izraeli goditi një qendër shëndetësore në Rripin e Gazës me dy raketa, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Shëndetësisë në Gaza dënoi sulmet e qëllimshme të Izraelit ndaj institucioneve shëndetësore.

Siç thuhet, Izraeli së fundmi goditi Qendrën Shëndetësore të Dëshmorëve në Derj me dy raketa dhe shkaktoi dëme të mëdha në ndërtesë, ndërsa institucioni u bë i paoperueshëm.

Deklarata gjithashtu bëri thirrje që bashkësia ndërkombëtare të ndërhyjë urgjentisht në këtë çështje dhe të mbrojë institucionet shëndetësore dhe personelin, ndërsa kërkoi që Izraeli të gjykohej për sulmet e lartpërmendura ndaj popullit palestinez, institucioneve civile dhe qendrave shëndetësore.

Pamja po përkeqësohet në Rripin e Gazës, të cilën Izraeli e ka sulmuar nga ajri dhe toka që nga 10 maji.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, 181 njerëz, përfshirë 52 fëmijë dhe 31 gra, kanë humbur jetën, 1225 njerëz janë plagosur, kurse dhjetëra ndërtesa janë shkatërruar plotësisht ose janë bërë të papërdorshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re