Hamasi tha sot se Izraeli bombardoi xhaminë mesjetare Omar të Gazës, xhaminë më të vjetër dhe më të madhe në Rripin e Gazës, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesë, me lëvizjen palestineze që e quajti atë një “krim të urryer dhe barbar”.

Fotot e publikuara nga media e Hamasit në Gaza, të cilat Reuters nuk mundi t’i verifikonte menjëherë, tregojnë dëme të mëdha në xhami, me mure dhe çati të shembur dhe një çarje të madhe në fund të minares prej guri.

Gazetarët e Reuters nga Gaza identifikuan minaren në foto si ajo e Xhamisë Omari. Dhe rrjeti i lajmeve Al Jazeera ka verifikuar se fotot janë të xhamisë. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi dëmtimin e xhamisë. Xhamia Omar mban emrin e kalifit të dytë të Islamit, njëherësh udhëheqësit të parë musliman të Jerusalemit, nën të cilin si hebrenjtë e si të krishterët, jetuan si zotërinj, siç ka ndodhur në çdo qeverisje islame të Tokës së Shenjtë dhe gjithë Lindjes së Mesme.

Por dhe ky zhvillim i fundit nuk përbën më çudi apo befasi kur ëstë fjalë për Izraelin. Ushtria hebreje po godet pa mëshirë deri spitale, po vret masivisht gra e fëmijë, godet gjithashtu dhe kisha dhe s’ka si tregojë njerëzillëk me xhami.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re