Autoritetet e një burgu izraelit kanë dënuar dhjetëra të burgosur palestinezë, të cilët hynë në grevë urie në solidarizim me një të burgosur në grevë, bënë të ditur sot shërbimet e burgut.

Tridhjetë e dy të burgosur në burgun Ofer kanë filluar një grevë urie në shenjë solidariteti me Maher al-Ahras, i cili është i shtruar në Qendrën Mjekësore Kaplan në Rehovot.

Sipas grupit izraelit të të drejtave B’Tselem, Al-Akhras ka qenë në grevë urie për gati 80 ditë që nga arrestimi i tij nga Izraeli në fund të korrikut dhe është “në prag të vdekjes”.

Shërbimi i burgut izraelit tha se greva e urisë nga të arrestuarit “ishte shkelje e rregullave disiplinore”.

“Të burgosurit u transferuan në izolim dhe u vendosën në qelitë boshe pa ndonjë pajisje”, tha shërbimi në një deklaratë.

Al-Akhras u arrestua nga forcat izraelite më 27 korrik dhe u mbajt nën politikën e ndalimit administrativ të Izraelit, e cila lejon Izraelin të mbajë palestinezët pa akuza.

Të hënën, Gjykata e Lartë e Izraelit refuzoi të lirojë Al-Akhras dhe vendosi ta mbajë atë në burg derisa të përfundojë periudhën e tij të dënimit muajin tjetër.

Rreth 5 mijë të paraburgosur politikë palestinezë po vuajnë në burgjet izraelite, duke përfshirë 43 gra, 180 fëmijë dhe 430 të arrestuar nën arrest administrativ.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re