Izraeli nënshkroi sot marrëveshjen e tregtisë së lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), e para e këtij lloji me një vend arab, sipas Ambasadës izraelite në EBA.

“Urime”, u shpreh Amir Hayek, ambasadori izraelit në EBA, në Twitter pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Të hënën, Ministria izraelite e Ekonomisë njoftoi se marrëveshja do të nënshkruhet në Dubai me synimin për të nxitur tregtinë midis dy vendeve.

Sipas marrëveshjes, taksat doganore midis Izraelit dhe EBA-së do të eliminohen në 96 për qind të produkteve, përfshirë ushqimin, bujqësinë, kozmetikën, pajisjet mjekësore dhe mjekësinë, thuhet në deklaratë.

Ministrja izraelite e Ekonomisë dhe Industrisë, Orna Barbivai mbërriti në Dubai të dielën për të nënshkruar marrëveshjen, sipas Hayek.

Në shtator 2020, EBA dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Që atëherë, të dy vendet shkëmbyen vizita zyrtare nga zyrtarë të lartë dhe kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme, përfshirë investimet, shërbimet bankare dhe turizmin.

Tre shtete të tjera arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani, iu bashkuan EBA-së duke vendosur nënshkrimin e diskutueshëm të normalizimit që u bë e njohur si “Marrëveshja e Abrahamit”.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re