Izraeli dhe Palestina kanë rënë dakord për një tjetër armëpushim, i cili pritet të zgjasë pesë ditë.

 

Pas shumë negociatave të ndërmjetësuara nga Egjipti, militantët palestinezë të Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës u dakordësuan në marrëveshjen e arritur.

 

Të martën, Izraeli filloi sulmet ajrore në Gaza, duke thënë se kishte në shënjestër komandantët që kishin planifikuar sulme.

 

Militantët palestinezë u përgjigjën duke gjuajtur një breshëri raketash në qytetet izraelite.

 

Të paktën 33 palestinezë në Gaza janë vrarë, rreth gjysma e tyre civilë, që nga e marta.

 

Gjashtë drejtues të lartë të grupit militant janë vrarë.

 

Një civil izraelit dhe një palestinez që punonte në Izraelin jugor janë vrarë nga raketat palestineze në të njëjtën periudhë, thotë shërbimi i ambulancës izraelite Magen David Adom.

 

Deri më tani nuk janë dhënë detaje të armëpushimit të raportuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re