Kongresistja demokrate Rashid Tlaib, i cili është me prejardhje palestineze, njoftoi të premten se po anulonte një vizitë te gjyshja e saj në Bregun Perëndimor të okupuar, për shkak të kushteve shtypëse të vendosura ndaj saj nga Izraeli.

“Vendosa që vizita te gjyshja në këto kushte shtypëse do shkonte kundër gjithçkaje që besoj; në luftimin e racizmit, shtypjes dhe padrejtësisë”, shkroi ajo në Twitter.

“Unë nuk mund të lejoj që shteti i Izraelit të shuajë atë flakë duke më poshtëruar mua dhe duke përdorur dashurinë për gjyshen time për të me nënshtruar me politika shtypëse dhe raciste,” shkroi ajo.

Ministri i Brendshëm izraelit, Aryeh Dery tha të premten se Tlaib do lejohet të hyj në Izrael, por jo kolegia e saj Ilhan Omar.

Një vendim i tillë erdhi vetëm disa orë pasi Tlaib kërkoi me shkrim që ajo të lejohej të vizitonte gjyshen e saj në Bregun Perëndimor.

“Unë do të doja të kërkoja leje për të hyrë në Izrael për të vizituar të afërmit e mi, dhe veçanërisht gjyshen time, e cila është të 90-at dhe jeton në Beit Ur al-Fouqi”, shkruajti Tlaib në një letër drejtuar autoriteteve të Tel Avivit.

Ajo deklaroi se kjo mund të jetë shansi i fundit që ajo mund të shihte gjyshen e saj dhe u zotua të zbatojë “çdo kufizim” dhe se “nuk do të promovojë një bojkot kundër Izraelit gjatë vizitës”.

Por më pas ka ndërruar mendje, duke vendosur t’i qëndrojë besnike kauzës së saj.

43-vjeçarja Rashida Tlaib është në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që nga janari i vitit 2019.

Ajo është e para palestineze dhe një nga dy gratë e para muslimane në Kongres.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re