Skip to content

izraeli gjatë vitit 2020 rrënoi 729 objekte të palestinezëve

Organizata izraelite për të drejtat e njeriut, B’Tselem, njoftoi se Izraeli gjatë vitit 2020 ka rrënuar 729 objekte të palestinezëve në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Kudsin Lindor, me arsyetimin se kanë qenë pa leje.

Sipas raportit të përgatitur nga B’Tselem, me rrënimin e 273 shtëpive nga ana e Izraelit, 1.006 palestinezë përfshirë 519 fëmijë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Raporti gjithashtu tërheq vëmendjen se autoritetet izraelite kanë rrënuar edhe 456 ndërtesë të palestinezëve, duke shtuar se në vitin 2020 kanë humbur jetën 27 palestinezë përfshirë 7 fëmijë duke u qëlluar nga forcat izraelite.

Ushtarët izraelitë, sipas raportit, kanë zhvilluar të paktën 3.000 bastisje në fshatrat dhe qytezat palestineze, ndërsa është bërë kërkim në të paktën 2.480 shtëpi të palestinezëve.

Më tej raporti bën të ditur se kolonët hebre kanë zhvilluar të paktën 248 sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, si dhe kanë çrrënjosur të paktën 3.000 pemë.