Numri i palestinezëve të plagosur në një sulm të mbrëmshëm të policisë izraelite në Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalemin Lindor të pushtuar kaloi në 205, ndërsa 17 oficerë të policisë izraelite gjithashtu u plagosën.

Policia izraelite ka shpërndarë adhuruesit edhe në pjesë të tjera të qytetit, në një rritje të re të tensioneve midis Izraelit dhe Palestinës.

Disa qindra oficerë të policisë izraelite morën pjesë në aksion.

88 palestinezë u transferuan në spitalet lokale, ndërsa të tjerët u trajtuan në ambulanca.

Shumica e lëndimeve ishin rezultat i plumbave të gomës të lëshuar nga oficerët e policisë izraelite, ku ata gjithashtu përdorën bomba goditjeje dhe gaz lotsjellës.

Israeli police shot tear gas and stun grenades towards rock-hurling Palestinian youths at Jerusalem’s Al-Aqsa Mosque.

More on this: https://t.co/wtbzvNBCos pic.twitter.com/px9o5MLXaK

— Sky News (@SkyNews) May 7, 2021

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, palestinezët u hodhën karrige, këpucë dhe gurë policëve dhe ata u përgjigjën me zjarr. Policia izraelite gjithashtu ka mbyllur portat që të çojnë në Al-Aqsa.

Protestë kundër dëbimeve palestineze

Policia izraelite pretendon se ata ishin të detyruar të përdorin forcën në mënyrë që të “vendosnin rendin publik të prishur nga rebelimi i mijëra besimtarëve”, raportoi BBC.

Përfaqësuesit e xhamisë thirrën përmes altoparlantëve për të qetësuar situatën, duke kërkuar që policia “të ndalojë menjëherë të shtënat me plumba gome dhe gaz lotësjellës ndaj besimtarëve”, dhe të rinjtë palestinezë të “qetësohen dhe të ndalojnë së protestuari”, tha një korrespondent i Reuters në vend.

أعداد كبيرة من المصلين محتجزين داخل المصلى القبلي في #المسجد_الأقصى
من بينهم أطفال ومسنين

يحاصرهم مئات جنود الاحتلال بالرصاص وقنابل الغاز والصوت

يا الله احفظ أهلنا هناك#القدس_تنتفض #القدس_اقرب #انقذوا_حي_الشيخ_جراح #SaveSheikhJarrah pic.twitter.com/Uw4vt8I9ol

— محمد سعيد #فلسطين (@MohamdNashwan) May 7, 2021

Dhjetëra mijëra adhurues palestinezë erdhën në Al-Aksa për të premten e fundit të Ramazanit dhe shumë qëndruan për të protestuar në mbështetje të atyre që përballen me largimin nga shtëpitë e tyre në territorin e pushtuar nga Izraeli që kolonët hebrenj duan të përvetësojnë.

Përleshjet vazhduan në incidentin e djeshëm në të cilin forcat izraelite vranë dy palestinezë, pasi tre burra hapën zjarr në një bazë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

#شاهد لحظة إصابة شاب في باحات الأقصى قبل قليل #انقذو_حي_الشيخ_جراح pic.twitter.com/9r05iVzGeW

— Gpress l غزة برس (@Gazapres) May 7, 2021

Departamenti i Shtetit i SHBA tha se ishte “jashtëzakonisht i shqetësuar” për dhunën në Jeruzalem dhe u bëri thirrje zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë të “veprojnë me vendosmëri” për të de-përshkallëzuar tensionet.

Ned Price, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkroi në një deklaratë se “nuk ka asnjë justifikim për dhunën”.

“Një gjakderdhje e tillë është shumë shqetësuese, ajo vjen në ditët e fundit të Ramazanit”, shkroi Price.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara ishin “thellësisht të shqetësuara” për dëbimin e mundshëm të familjeve palestineze nga vendbanimet Sheikh Jarrah dhe Silwan në Jeruzalem.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re