Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar sot se vendi i saj do të rrisë volumin e marrëdhënieve me Izraelin, të cilin e ka konsideruar jo vetëm partner kyç, por edhe “mik” ngaqë nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Siç bën të ditur B92, Serbia do të rrisë marrëdhëniet me Izraelin në fushat e IT-së, turizmit dhe mjedisit.

Ambasadorja e Izraelit në Beograd Alona Fisher-Kamm ka premtuar ndihmën e Izraelit edhe në të ardhmen.

Kryeministrja serbe ka premtuar hapjen e një qendre të përkujtimit të holokaustit në Ballkan.

Por në Luftën e Dytë Botërore, hebrenjtë që jetonin në Serbi u larguan me shpejtësi nga ky vend dhe u fshehën në Shqipëri për t’u mbrojtur nga nazistët. Ishin familjet shqiptare, në shumicë muslimane që mbrojtën hebrenjtë që kryesisht vinin nga Beogradi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re