Skip to content

Izraeli “kafshon” dhe Katarin

Izraeli, ky shtet i paprecedent në histori për brutalitet e mizori ndaj fqinjëve, ka kryer së fundi dhe sulme mbi Katarin, duke zgjeruar kështu hartën e vendeve muslimane që kafshon ushtarakisht. Arsyeja? Hamasi(!).

Një seri shpërthimesh në Doha, kryeqytetin e Katarit, ishin rezultat i një sulmi izraelit ndaj udhëheqësve të Hamasit në qytet, thanë zyrtarë të lartë izraelitë për mediat hebraike.

 “IDF dhe Shin Bet, nëpërmjet Forcave Ajrore, kohët e fundit kryen një sulm të synuar ndaj udhëheqjes së lartë të organizatës terroriste Hamas. Anëtarët e udhëheqjes së synuar kanë udhëhequr aktivitetet e organizatës për vite me radhë dhe janë drejtpërdrejt përgjegjës për kryerjen e masakrës së 7 tetorit dhe për drejtimin e luftës kundër Shtetit të Izraelit”, tha ushtria izraelite.

Al Jazeera raporton se sulmi izraelit ndaj Dohas shënjestroi negociatorët e Hamasit ndërsa ata diskutonin propozimin e Trump-it, me Khalil al-Haya, udhëheqësin politik të Hamasit, si objektivin kryesor.

Sakaq, zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu foli pas sulmeve izraelite në Doha.

“Veprimi i sotëm kundër udhëheqësve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion plotësisht i pavarur izraelit,” tha ajo.

“Izraeli e filloi, Izraeli e zbatoi dhe Izraeli merr përgjegjësi të plotë”, thuhet në deklaratë, sipas Sky News. /tesheshi.com/