Avionët luftarakë të Izraelit, kryen sulme ajrore ndaj dy pozicioneve që i përkasin grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës.

Avionët izraelitë vendosën në objektivin e tyre një pozicion të forcave të rezistencës palestineze në zonën Muin në lindje të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës. Po ashtu avionët bombarduan edhe një pozicion të forcave të rezistencës palestineze në lagjen Zeitoun në jug të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë nëse ka apo jo të plagosur në sulm.

Sulmi i parë pas armëpushimit

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se sulmi ajror është kryer në kundërpërgjigje të balonave që digjen që janë dërguar nga Gaza në anën e Izraelit.

Ushtria izraelite ka kryer për herë të parë sulm ndaj Gazës që nga armëpushimi i 21 majit.

Sulmet që Izraeli filloi më 10 maj ndaj Rripit të Gazës nën bllokadë përfunduan më 21 maj pas armëpushimit të arritur me Hamas-in. Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës kanë humbur jetën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re