Autoritetet izraelite liruan të burgosurin palestinez pas 40 vitesh në burg, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Karim Younis nga qyteti Ara në veri të Izraelit u arrestua më 6 janar 1983, dhe u dënua me burgim të përjetshëm, që më pas u kthye në 40 vite burg.

Ai u akuzua si anëtar i lëvizjes së ndaluar në atë kohë, Fatah, dhe për “posedim të armëve” dhe “vrasjen e një ushtari izarelit”.

Younis është anëtar i Komitetit Qendror të Fatahut të udhëhequr nga Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas.

Gjatë qëndrimit në burg, ai shkroi dy libra në arabisht, njëra në vitin 1990 të titulluar “Realiteti Politik në Izrael” dhe tjetri në vitin 1993, me titull “Lufta ideologjike dhe zgjidhja”.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re