Serbia ka shprehur zemëratën e saj ndaj Izraelit për faktin se pilotë saj morrën pjesë në në festimin e përvjetorit të operacionit “Stuhia” në Kroaci. Ky operacion, në Serbi përkujtohet si “Dita e Pikëllimit”, pasi sipas Beogradit, forcat ushtarake kroate zhvendosën 200 mijë serbë nga Krajina (viti 1995 – lufta e Bosnjes), e 2000 të tjerë u vranë ose u zhdukën. “Stuhia” u përkujua dy ditë më parë në Republika Srpska, ku i pranishëm ishte dhe Patriarku Irenej dhe e gjithë elita qeverisëse serbe.

“Pjesëmarrja e Izraelit në festuar fitoren kroate nuk është një gjest miqësor ndaj Serbisë”, tha ambasadori serb në Izrael, Milutin Stanojeviç.

“Serbia është thellësisht i zhgënjyer, sepse për ne se operacioni ‘Stuhia’ i të vitit 1995 është një masakër. Aty ndodhi eksodi më i madh i një kombi që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Stanojeviç.

Dy avionë izraelitë luftarakë F-16 fluturuan me dy kroatë MiG-21, të dielën mbi kalanë Knin, si pjesë e festimit të asaj që kroatët e kanë si ditë triumfi.

Ambasadori Stojanoviç theksoi se Izraeli është shteti i parë i huaj që merr pjesë në kremtimin e operacionit “Stuhia” në Kroaci, por mediat izraelite shkruan, duke iu referuar burimeve zyrtare kroate, se dhe zyrtarë amerikanë ishin në mesin e pjesëmarrësve gjatë kremtimit.

Ministria e Jashtme e Izraelit nuk a ka komentuar rastin, por mediat në Tel Avivi thonë se gjithçka ka ndodhur në kuadrin e një bashkëpunimi ushtarak mes dy vendeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re