Skip to content

Izraeli miraton ndërtimet: 700 njësi për palestinezët dhe…6000 për izraelitët

israel settlement

Kabineti i Izraelit miratoi njëzëri propozimin për të ndërtuar rreth 700 njësi strehimi për palestinezët në Bregun e okupuar Perëndimor, ne krahasim me 6,000 njësive të strehimit për izraelitët.

Një zyrtar izraelit, duke folur në kushte anonimiteti, tha që qeveria e kryeministrit Benjamin Netanjahu e kaloi propozimin të martën vonë.

Miratimi përkon me një vizitë të dhëndrit të Presidentit Donald Trump dhe të dërguarit për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, i cili pritet në vijë në rajon këtë javë.

Lejet u dhanë në pjesën ku kontrollon plotësisht ushtria izraelite dhe ku gjenden shumica e vendbanimeve hebreje.

Qeveria e Netanjahut ka aprovuar ndërtimin e dhjetëra mijëra shtëpive të banuesve, por lejet për ndërtimin palestinez janë jashtëzakonisht të rralla.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Jerusalemin lindor dhe Rripin e Gazës, në luftën e Lindjes së Mesme. Palestinezët i kërkojnë këto zona si pjesë të një shteti të ardhshëm. Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe i shohin si një pengesë për zgjidhje me dy shtete.