Autoritetet izraelite kanë miratuar ndërtimin e 530 njësive të reja të vendbanimeve në Kudsin Lindor të okupuar, bëri të ditur sot Korporata Publike e Transmetimit të Izraelit

Shtëpitë e reja përfshijnë ndërtimin e 400 njësive në vendbanimin Gilo dhe 130 në vendbanimin Ramat Shlomo.

Transmetuesi izraelit tha se ndërtimi i shtëpive të reja të banorëve vjen “para inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden, i cili në të kaluarën luajti një rol në ngrirjen e ndërtimit të vendbanimeve në Kuds”.

Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ka udhëzuar të ndërtojë 800 njësi vendbanimesh në Bregun Perëndimor.

Izraeli ka rritur veprimtaritë e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të okupuar gjatë administratës së presidentit në largim të SHBA-ve, Donald Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re